U arrestuan për korrupsion, ministrja shkarkon live drejtorin e Hipotekës dhe vartësen...

U arrestuan për korrupsion, ministrja shkarkon live drejtorin e Hipotekës dhe vartësen e tij

137
0
Shares

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shkarkuar live drejtorin e Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka dhe punonjësen e arrestuar ditën e djeshme, Frida Marashi.

Kujtojmë që Leka u arrestua ditën e djeshme me akuzën e korrupsionit, së bashku me vartësen e tij. Leka bëri bujë para disa kohësh me historinë e tij të pazakontë, që nga banakier u vendos në krye të Hipotekës në Shkodër.

Para këtyre arrestimeve në hipotekën e Shkodrës që përfundojnë me ndalimin e drejtorit Zamir Leka, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi se shumë shpejt do të niste goditja e rasteve korruptive në hipoteka duke filluar kështu nga Shkodra.

Sipas burimeve nga organi i akuzës, drejtori Leka është arrestuar teksa ai ndodhej në punë në zyrat e hipotekës së Shkodrës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe duke e shoqëruar në komisariatin e policisë vendore.

Bashkë me të, sipas burimeve, është arrestuar edhe shtetasja Frida Mirashi, punonjëse e hipotekës së Shkodrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY