Ish-deputeti në ditë zie, ndërron jetë bashkëshortja e tij 4 muaj pas...

Ish-deputeti në ditë zie, ndërron jetë bashkëshortja e tij 4 muaj pas lirimit

383
0
Shares

Ish-deputeti Mark Frroku ka humbur bashkëshorten e tij.  Mësohet se ka ndërruar jetë  në moshën 35-vjecare, bashkëshortja e tij, Daklea Frroku.

Sipas BallkanWeb, Daklea, nënë e dy fëmijëve vuante nga një sëmundje e rëndë  e cila i mori jetën.

Edhe pse bashkë me bashkëshorten e tij kishin shkuar dhe në Amerikë, për tu kuruar, ata ishin kthyer në Shqipëri, pasi mjekët atje nuk i dhanë më shpresa jete.

Ish-deputeti Frroku u lirua nga Gjykata e Fierit,  në maj të këtij viti me argumentin se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë rëndë, dhe ai duhej të kujdesej për  dy fëmijët.

Ai u dënua në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Ndërsa në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tirane ia reduktoi dënimin në 6 vjet burg për të njëjtat akuza.

Ndërsa gjykata e Fierit së fundmi ka vendosur lirimin para kohe të Frrokut. Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksandër Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY