Rama ‘kopjon’ idenë e Blushit: 1.2 milionë lekë për lindjen e një...

Rama ‘kopjon’ idenë e Blushit: 1.2 milionë lekë për lindjen e një fëmije

123
0
Shares

Të gjithve na kujtohet nisma e Ben Blushit dhe partisë së tij Libra në zgjedhjet e fundit, e cila në fakt bëri bujë  pasi shumë e konsideran si të pavend.

Bëhet fjalë për vendosjen e një shpërblimi për të gjitha familjet të cilat sjellin në jetë një fsohnje. Blushi, gjatë fushatës zgjedhore në 2017, deklaroi se do të paguante deri në 1000 euro për çdo familje për lindjen e një bebe.

E gjithë kjo do të sillte qëndrimin e shqiptarëve në atdhe. Ja çfarë thoshte Blushi:

‘Shqipëria po plaket dhe po tkurret. Në nje dekadë kemi lindur 50.000 bebe më pak se një dekadë më parë. LIBRA do të bëjë çdo përpjekje për ti bindur shqiptarët të mos ikin si dhe për të stimuluar lindjet duke rikthyer besimin e prindërve se Shqipëria mund të jetë një vend i jetueshëm për fëmijët e tyre. LIBRA do paguajë deri në 1000 euro cdo familje për lindjen e një bebeje duke besuar se të shtosh Kombin sot është detyrim që shoqëria duhet ta shpërblejë!”

Të njëjtën gjë po kërkon të bëjë dhe kryeministri Rama pas një viti, duke mos zgjedhur të jetë origjinal, por të ‘kopjojë’ idenë e të tjerëve.

Sot  Kryeministri njoftoi vendosjen e një shpërblimi për të gjitha familjet të cilat do të lindin fëmijë duke nisur nga janari i 2019-ës. Sipas tij, për çdo fëmijë të parë i çdo çifti do të marrë 400 mijë lekë (të vjetra), fëmija i dytë, 800 mijë dhe fëmija i tretë 1 milionë e 200 mijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY