Greqia pritet të goditet nga një ciklon në 1 tetor, a rrezikon...

Greqia pritet të goditet nga një ciklon në 1 tetor, a rrezikon Shqipëria

411
0
Shares

Greqia është në alarm për shkak se rrezikohet nga një ciklon.

Sipas shërbimi meteorologjik në Greqi,  më datë 1 tetor, pjesa perëndimore e vendit do të preket nga një ciklon i fuqishëm.

Zonat që do të përballen me dukuritë e tilla janë ato të Peloponezit, Evia dhe Kreta, kryesisht gjatë fundjavës.

Sistemi tropikal do të vazhdojë të ndikojë në territorin grek dhe të hënën e javës që vjen do të përforcohet me stuhi të forta shiu, breshëri dhe erëra.

Meteo.gr njofton se në  mëngjesin e së hënës pritet të godasë cikloni mesdhetar.

Përsa i përket, Shqipërisë, meteorologia Tanja Porja deklaroi se Shqipërinë nuk e prek ky rrezik dhe fatmirësisht do të  do të shpëtojë nga kjo masë ajrore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY