Greqia asgjëson mbi 4 ton domate nga Italia dhe Shqipëria, ishin me...

Greqia asgjëson mbi 4 ton domate nga Italia dhe Shqipëria, ishin me pesticide

214
0
Shares

Autoritetet greke kanë sekuestruar  4.5 tonë domate të cilat nga Italia dhe Shqipëria.

Domatet, me peshë 4.602 kilogramë, ishin importuar nga Shqipëria dhe Italia, për llogari të dy firmave greke që importojnë produkte bujqësore.

Pas analizimit laboratorik të kampionëve të marra, nga agjencia përkatëse shtetërore e Pireut, domatet rezultuan me mbetje pesticidesh në nivele më të larta se limitet maksimale të lejueshme.

Autoritetet kanë kërkuar tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e sasisë së perimeve të rrezikshme, ndërsa në të njëjtën kohë kanë njoftuar se do të vazhdojnë kontrollet me qëllim ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve.

Muajin e kaluar, në tregun qendror të fruta perimeve në Athinë u bllokuan dhe u asgjësuan rreth 3 ton domate të ardhura nga Shqipëria, për shkak se shumica ishin të kalbura ose me gjurmë myku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY