Paralajmërimi i deputetit të PD: Kush ka vjedhur nuk do i gëzojë,...

Paralajmërimi i deputetit të PD: Kush ka vjedhur nuk do i gëzojë, Rama është i korruptuar

162
0
Shares

Deputeti i PD, Agron Shehaj tha në Top Talk në Top Channel se platforma e demokratëve për çlirimin e ekonomisë do prekë të gjithë ata biznesmenë apo zyrtarë që kanë vjedhur fondet publike pavarësisht se kur ka ndodhur.

“Lulzim Basha ka propozuar një platformë për çlirimin e ekonomisë e cila prek të gjitha qeveritë madje në listë është përfshirë edhe një koncension dhënë gjatë qeverisjes së PD. Fakti që ka pasur apo jo përpara nuk do të thotë asgjë sepse do verifikohen të gjitha. Është e rëndësishme që të mos kërkohet justifikimi i vjedhjeve të tanishme, me të gjitha edhe me trafikun e drogës, me argumentin që dëgjoj që është qesharak kur thuhet se çfarë problemi ka krimi në Shqipëri , apo lidhja e krimit me politikën kur këto kanë ndodhur gjithmonë. Ky nuk është argument. Nëse një kompani krijohet 2 ditë para dhe më pas merr koncension, këtu kemi të bëjmë me një fakt. Nëse Vilma Nushi merr një koncension prej 70 milionë eurosh në një fushë ku nuk ka asnjë eksperiencë, kur duhet se ka qënë mbështetëse e PS, nuk ke nevojë ta provosh. Një koncesion pa asnjë vlerë që e është marrë pa asnjë lloj gare”, tha Shehaj

Sipas deputetit të PD, sot vendi qeveriset keq dhe kjo shihet nga dëshira e madje e shqiptarëve që duan të ikin nga vendi.

“Duhet të gjykojmë se si ishte vendi kur Rama erdhi në pushtet dhe të shohim se si është Shqipëria sot. Të gjithë treguesit janë përkeqësuar. Marrim rastin e dëshirës së shqiptarëve për të ikur nga vendit si treguesin kryesor të qeverisjes. Në 2013 kishte 140 mijë shqiptarë që aplikonin llotarinë amerikane ndërsa vitin e kaluar ishin 400 mijë. Ky është një fakt. Nëse një ministër që ka rrogën 2 milion lekë, s’ka të ardhura të tjera e del me një makinë 200 mijë euro unë nuk kam nevojë ta provoj, më mjafton dyshimi. Ai është i korruptuar. Unë kështu mendoj” tha Shehaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY