Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para për ngjarjen e mbrëmjes së sotme, e cila përfundoi me tre të plagosur, pas një grindje në familje.
Burime zyrtare të Policisë Vendore të Tiranës, bëjnë të ditur se sonte, rreth orës 20:30, në Unazë të Re, Marjan Levanti, ish-dhëndri i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, ish-vjehrrin P. K., ish-vjehrrën Q. K., dhe ish-kunatin A. K. të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij konflikti është çështja e divorcit.
Nga ana e policisë po punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/