Tentoi të hidhej nga shtylla e tensionit, policia sqaron ngjarjen në Kuçovë

Tentoi të hidhej nga shtylla e tensionit, policia sqaron ngjarjen në Kuçovë

106
0
Shares

Pak orë më parë raportuam se një person kërcënonte se do të hidhej nga shtylla e tensionit në qytetin e Kuçovës.

Shkak i këtij veprimi ishte bërë gjoba 5 milionë lekë e vendosur nga Bashkia për një ndërtim të këtij shtetasi.

Policia tashmë njofton se pas dy orësh negociata, është bërë e mundur zbritja e këtij shtetasi pa rrezikuar jetën e tij.

Njoftimi i Policisë së Beratit:

Në vijim të informacionit të dhënë  pak më herët në lidhje me shtetasin  A.Z, i cili kishte hipur mbi një shtyllë elektrike dhe kërcënonte se do të hidhej, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë në prani dhe të një psikologu, pas dy orësh negociata bënë të mundur që shtetasi i lartëpërmendur rreth orës 12:40  të zbriste nga shtylla elektrike pa pasur probleme për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY