Klosi: 38 mijë vende pune, por prapë mijëra të papunë, pse?

Klosi: 38 mijë vende pune, por prapë mijëra të papunë, pse?

61
0
Shares

Të rinjtë shqiptarë duhet të orientohen gjithnjë e më shumë drejt profesionit, pasi dhe vet statistikat dëshmojnë se ata që zgjedhin arsimin profesional kanë shanse disa herë më të larta për të gjetur punë sesa ata që zgjedhin arsimin e përgjithshëm, deklaroi ministri i Punës, Blendi Klosi në një takim me të rinj të Tiranës.

“Kemi mbi 38 836 vende pune nga biznesi privat sic kemi një numër shumë të madh punëkërkuesish të papunë të cilët janë fare të paorientuar në tregun e punës. Në qoftë se ne punojmë së bashku dhe mendojmë një filozofi të përbashkët se cfarë duhet të bëjmë me tregun e punës, se cfarë duhet të bëjmë me profesionistët, se cfarë duhet të bëjmë me edukimin për punë të denjë ne realisht mund të ndryshojmë nivelin ekonomik të këtij vendi”, tha ministri.

Ministri Klosi ka konsideruar se edhe programi i intershipit dhe praktikave ka shënuar sukses. “Vazhdojmë të nxisim programin e Intershipeve dhe Programin e Praktikave Rinore. Vetëm vitin e kaluar kemi pranuar rreth 2 000 të rinj të cilët kërkojnë të aplikojnë për të qënë pjesë e administratës publike shqiptare, nga të cilët 700 kanë bërë aplikime dhe janë pjesë e administratës publike për një Intership 3- mujor dhe nga këta 200 do të përzgjidhen për të vazhduar 1 vit eksperiencë pune në administratën publike”, tha Klosi.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka komentuar edhe ngritjen e Zyrës së bashkëpunimit rinor në Tiranë e cila ka si qëllim të promovojë ide e projekte nga të rinjtë në drejtim të punësimit dhe biznesit.

Ministri Klosi, ftoi të rinjtë të bëhet konkurrues me projekte dhe ide, për të qenë aktivë në programet rajonale që do të marrin jetë nga ngritja e Zyrës së Bashkëpunimit Rinor në Tiranë.

“Janë jo pak, por 2 milion euro të cilët do të jenë në harkun kohor të vetëm një viti për organizatat rinore. Ne si institucione shtetërore pranojmë detyrën tonë për të sponsorizuar fuqizimin e strukturave tuaja por duhet të jenë idetë tuaja dhe shtrirja dhe mbështetja që keni në rininë shqiptare ajo që do të jetë celsi i suksesit”, deklaroi ministri Klosi.

Ministri Klosi tha se zyra Europiane e Bashkpunimit Rinor Ballkanik nuk është një zyrë që mund të shihet sikur do punojnë disa burokratë, por është një zyrë në të cilën do të punojnë 12 të rinj dhe disa administratorë të cilët janë përfaqësues të organizatave rinore nga i gjithë rajoni jonë. Do të jetë një zyrë, e cila do të punojë me projekte, në vetvete ka në themelin e saj ndihmesën për organizatat rinore, por ka dhe konkurrencën.

Ju bëj thirrje të filloni të mendoni qartazi për konkurencën e re që hapet me organizatat në vendet e Ballkanit. Ju kërkoj qartazi që të filloni dhe të vendosni kontakte të drejtpërdrejta me organizatat simotra në 6 vendet e rajonit, pasi projektet e Zyrës RYKO që u hap më 8 dhjetor janë projekte që kërkojnë bashkëpunim rinor nga të paktën dy organizata në vendet e rajonit. Prandaj konkurenca do të jetë shumë e fort, por edhe përfitimet do të jenë të mëdha për funksionimin e organizatave të shoqërisë civile. Janë jo pak, por 2 milion euro të cilët do të jenë në harkun kohor të vetëm një viti për organizatat rinore. Duhet të filloni të mendoni qartazi që dita që po vjen është një ditë shumë e mirë. Ne si institucione shtetërore pranojmë detyrën tonë për të sponsorizuar fuqizimin e strukturave tuaja por duhet të jenë idetë tuaja dhe shtrirja dhe mbështetja që keni në rininë shqiptare ajo që do të jetë celsi i suksesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY