Avokati i Shullazit shetit ne oborrin e gjykatës, prokurorët dështojnë në dhënien...

Avokati i Shullazit shetit ne oborrin e gjykatës, prokurorët dështojnë në dhënien e pretencës

701
0
Shares

Përfundon në më pak se 15 minuta, seanca për të dhënë pretencën në Krimet e Rënda për bandën e njohur me emrin “Shullazi”. Prokurorët dhe avokatët e çështjes kanë qenë të pranishëm, por ajo që ka rënë në sy ishte mungesa e të pandehurve.

Trupa e prokurorëve përbëhet nga; Donika Prela, që është drejtuesja e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani, kanë qenë të gatshëm për të lexuar pretencën.

Muçi dhe Osmani janë emrat e rinj të dy prokurorëve që marrin përsipër këtë çështje.

Por pas mungesës së të pandehurve, seanca është shtyrë për të martën tjetër. Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku, nuk ishte në seancë pasi kishte një të afërm shumë sëmurë, në gjendje kritike për jetën.

Për këtë arsye gjykata vendosi të caktojë avokat kryesisht për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen që kishte refuzuar të mbrohej nga avokati Vladimir Meçe.

Ndërkohë që Prokurori Martini kërkoi që të pezullohen afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Gjatë seancës pati dhe debate, pasi prokurorët thanë se shtyrja është bërë e qëllimshme, pasi kishin informacion se avokati i Blerim Shullazit ndodhej në oborrin e gjykatës 5 minuta para nisjes së seancës. Por kjo gjë u kundërshtua nga avokatët e tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY