Basha shpjegon për kompaninë e kunatit për 13 vjet

Basha shpjegon për kompaninë e kunatit për 13 vjet

115
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili ndërsa është përgjgijur në akuzat që ka ngritur sot deputeti Taulant Balla në lidhje me bizneset e kunatit dhe gruas së tij.

“Ka 5 vite që Rama ka të gjitha pushtet. Ka gjykatat, prokurorinë, policinë dhe më kontrollon mua kunatin, vëllain, të gjithë familjen… O ti gjejë dhe t’i vërtetojë akuzat, ose ta qepë. Ka 5 vite që i ka të gjithë pushtet në dorë” – tha Basha. Në vijim ai tha se kompania në fjalë nuk ka asnjë kontratë me pushtetin që prej 13 vitesh. Basha tha se Balla është një shpifës profesionist. Këta janë lojëra për të hequr vëmëndjen nga vettingu politik, tha më tej Basha, ndërsa u kutjoi Ballës një kriminel profesionist që e ndihmoi të merrte deri në 10 milioën euro kontrata me qeverinë, kjo e ndaluar nga ligji per prokurimet publike.

Në vijim ai u përgjigj dhe akuzave që i bëhen nga qeveria për kohën që drejtonte bashkinë e Tiranës ndërsa ka shpjeguar kuptimin e fjalës oligark.

“Oligark është një njeri që ka marrë burimet natyrore, tokën, detin etj., që nuk i ka marrë me meritë, por se ka lidhje me qeverinë. Po. Një grusht i vogël njerëzisht të afërt me qeverinë”.

Pyetjes se përse i ka dhënë 1.3 miliardë lekë, kompanisë “Fusha SHPAK” kur ka qenë në Bashkinë e Tiranës, Basha iu përgjigj: “Kur kam qenë unë në bashki, nuk kam dhënë asnjë tender të drejtpërdrejtë.

Më kanë akuzuar mua se kur kam qenë kryetar bashkie kam fjetur gjumë. Se po mos të japësh leje për kulla fle gjumë dhe kur jep leje ndërtimi, quhesh i zhdërvjellët”– tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY