Të lëvizësh me biçikletë në Tiranë, kaos i vërtetë! Aktori: Kam zgjedhur...

Të lëvizësh me biçikletë në Tiranë, kaos i vërtetë! Aktori: Kam zgjedhur motorin

128
0
Shares

Tirana vazhdon të jetë një qytet shumë i pisët dhe kaotik për të lëvizur me biçikletë. I këtij mendimi është aktori i humorit Gentian Zenelaj, i cili në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ka dhënë argumentat e tij përse ka zgjedhur motorin si alternativën më të mirë për të lëvizur në kryeqytet.

Sipas tij, vetëm një zgjidhje përfundimtare e transportit publik në Tiranë, do ta bënte qytetin miqësor ndaj atyre që pedalojnë.

“Nuk dua që biçikleta të jetë detyrim, sot në Tiranë shumë njerëz detyrohen të përdorin biçikletën, sepse është e pamundur të parkosh, të ecësh me makinë. Bicikleta është zgjidhje apo zgjedhje?

Unë vazhdoj të mendoj që Tirana vazhdon të jetë një qytet shumë i pisët për të ecur me biçikletë, ku shkon pluhuri i gomave të betoniereve që ecin nëpër Tiranë, a është e mirë që kjo ndotje të futet në mushkëritë e qytetarëve? Unë kam zgjedhur motorin prej 20 vitesh sepse është e pamundur të kryesh punët në Tiranë me makinë, sepse kam 2 fëmijë, duhet t’i çoj në shkollë, në kurse etj.

Biçikleta për momentin është detyrim e jo zgjedhje. Unë kam parë qytete në botë, që e kanë biçikletën zgjedhje por kanë transport publik të mrekullueshëm. Është shumë shpejt akoma që të ketë një përdorim masiv të biçikletës. Tirana nuk është qetësuar akoma, si Amsterdami, Budapesti, apo Praga. Në Tiranë kërcet betonierja nga mëngjesi deri në darkë.

Duhet bërë një pakt qytetar mes njerëzve që ecin me biçikleta dhe atyre që përdorin makina. Vetëm kur transporti publik të zgjidhet një herë e përgjithmonë, atëherë Tirana do të jetë një qytet fantastik për të ecur me biçikletë”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY