Vullkani shumë i rrezikshëm pritet të pushtojë Evropën

Vullkani shumë i rrezikshëm pritet të pushtojë Evropën

235
0
Shares

Një vullkan mund të shkaktojë përçarje globale nëse shpërthen mbi Islandën jugore, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Vullkani “Katla” është më i madh se “Eyjafjallajokull”, i cili krijoi një re hiri gjigante që preku trafikun ajror mbarëbotëror tetë vjet më parë.

Ai ka lëshuar një sasi shumë më të madhe të dyoksidit të karbonit (CO2) se sa ishte menduar më parë, kanë zbuluar studiuesit.

“Katla”, që do të thotë “kazan” ka shpërthyer për herë të fundit në vitin 1918. Ai ka shpërthyer çdo 50 vjet, por herën e fundit ka shkuar në 100 vite pa shoërthyer.

Vullkani gjendet pranë bregut jugor të Islandës rreth 25 km nga “Eyjafjallajokull”.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të thënë kur do të shpërthejë, vetëm se kjo do të ndodhë”, thotë Sarah Barsotti nga Zyra Meteorologjike Islandeze për “The Sunday Times”.

Ajo shtoi se niveli i përçarjes në udhëtimin ajror “varet nga intensiteti i shpërthimit dhe drejtimi i erës në atë kohë”.

Një ekip hulumtuesish britanikë dhe islandezë zbuloi se “Katla” është një “burim global i rëndësishëm i dyoksidit të karbonit atmosferik”.

Ata zbuluan se vullkani “shumë i rrezikshëm” do të lëshonte çdo ditë midis 12 dhe 24 kiloton CO2.

Sipas studimit, “Katla” “është një nga burimet më të mëdha vullkanike të CO2 në Tokë, duke çliruar deri në 5 për qind të totalit të emisioneve globale të vullkaneve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY