Eksploziv shtyllës elektrike në Kukës, arrestohet 20 vjeçari

Eksploziv shtyllës elektrike në Kukës, arrestohet 20 vjeçari

111
0
Shares

Një 20 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Kukësit, pasi akuzohet se i ka vendosur një sasi lëndë eksplozive një shtylle elektrike. Në pranga përfundoi Feim Lugja, banues në fshatin Kalimash.

“Arrestimi i tij u bë pasi në datë 23.09.2018, në fshatin Kalimash, ka vendosur një sasi lënde plasëse në një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit, ku për pasojë është dëmtuar shtylla”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY