Teatri, Vasili: Të diturit udhëhiqen nga logjika ndërsa qeveria nga hajdutllëku

Teatri, Vasili: Të diturit udhëhiqen nga logjika ndërsa qeveria nga hajdutllëku

80
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është ndalur tek çështja e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se të paditurit ndodhen në krye të Bashkisë dhe qeverisë duke folur për godinën vetëm që ta zhvasnin atë copë tokë e për të rrëmbyer milionet.

Ndërkohë ai sjell në vemendje duke cituar fjalët e tij, drejtorin e arteve të bukura në Firence i cili thotë se teatri nuk duhet të shembet në emër të historisë dhe të shtresëzimit të arkitekturës.

Reagimi i plotë 

Te diturit nga Firence,te paditurit ne krye te qeverise e bashkise dhe Teatri….

200 milion eurot e Teatrit ja cmenden histerine te paditurve ne krye te qeverise dhe bashkise.

Te paditurit folen per godinen,qe do te binte nga minuta ne minute,per semundje te rrezikshme pa emer,per projektin fashist te teatrit etj etj gomarlleqe me thes vetem e vetem qe ta zhvasnin ate cope toke e per te rrembyer milionat.
Drejtori i arteve te bukura te Firences Claudio Rocca thote qarte:

“Teatri nuk duhet te shembet ne emer te historise se tij dhe shtresezimit te arkitektures”.
Kete thone te diturit nga Italia ne emer te logjikes se ftohte profesionale,qe jua udheheq atyre rrugen.

Ndersa vandaleve injorante te qeverise dhe bashkise jua udheheq rrugen hajdutlleku,qe shkaterron pronen publike,vlerat historike e kulturore dhe rrenon Tiranen dhe gjithe vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY