Iu duhen 84 vota, ligji për ‘Magjistratët’ ngec sërish në Kuvend

Iu duhen 84 vota, ligji për ‘Magjistratët’ ngec sërish në Kuvend

118
0
Shares

Projektligji i shumëdiskutuar për ‘Magjistratët’ ka ngecur sërish në Kuvend.  Nuk mund të hidhet në votim, kjo sepse ligji kërkon shumicë të cilësuar të votave.

Partisë Socialiste i duhen votat e opozitës të cilat mesa duket nuk do të mund ti sigurojë dot. Për ligjin në fjalë, nevojiten 84 vota, dhe mazhoranca ende nuk po arrin do ti sigurojë.

Ndërkohë që opozita mungoi për të pestën herë, në seancën plenare janë votuar disa nga ligjet e parashikuara për rendin e ditës. Ligji për  ndryshimet të “Gazit Natyror” është votëbesuar duke marrë 71 vota.

Krahas kësaj, në Parlament është parashikuar të caktohen ndryshimet edhe në Kodin Rrugor.

Nga ana tjetër, kujtojmë se opozita prezantoi sot platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë si dhe njohu publikun me masat parandaluese që do të ndalojnë pasurimin e oligarkëve me paratë e popullit.

Masat parandaluese përfshijnë tre 4 hapa kryesorë

-Anulimi i kontratës publike

-Konfiskimi (i ndarë në 3 grupe i pasurive)

-Detyrimi për të rikthyer pasurinë e paluajtshme në gjendjen që ishte

-Përjashtimi i kompanisë nga konkurrenca publike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY