Duhet goditur modeli jo personi, çfarë prodhon udhëheqja e Edi Ramës

Duhet goditur modeli jo personi, çfarë prodhon udhëheqja e Edi Ramës

97
0
Shares

Iish-ministri Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale është ndalur tek figura e Ramës dhe kryesisht në modelin sesi ai po udhëheq.

Sipas tij, nuk duhet sulmuar personi, por modeli që ai përfaqëson. Edi Rama ndërtoi një model politik sundimi sipas tij, të cilin e pagëzoi me emrin Rilindje.

Ai paraqet më tej se ku bazohet modeli i Ramës, duke nisur që nga korrupsioni dhe deri tek propaganda.

Lexoni më poshtë komentin e tij:

Modeli jo personi.
————-
Edi Rama është një njeri si gjithë të tjerët. Ka plot ambiciozë, manipulatorë e llafollogë si puna e tij. Skultorë, poçarë apo edhe ish basketbollistë po e po.

Edhe njerëz që janë martuar më shumë se njëherë apo kanë shtëpi në katund, pa dyshim që ka plot.

Por Edi Rama suksesshëm, në dallim nga shumë të tjerë, ndërtoi dhe imponoi një model politik sundimi. Një model që prodhon të këqija të pariparueshme.

Modeli politik i Ramës, që e pagëzoi me emrin Rilindje, bazohet në përceptimin se politika (e të
Tjerëve) është e kalbur, e korruptuar dhe që nuk punon për njerëzit.

Këto teza nguli fort në opinion gjatë viteve të opozitës. Ndërsa sot, ky model prodhon më shumë korrupsion dhe gjithnjë e më shumë politikë të keqe. Ndaj dhe propaganda është më e fortë dhe më e kushtueshme.

Sot njerëzit shohin pas dhe kujtojnë se “të korruptuarit” Nano, Berisha, Meta e Basha ishin shumë më mirë se modeli mashtrues i Rilindjes.

Farkeqsisht askush nuk arrin të shohë përpara, sepse perspektiva është e zymtë. Ndaj shumica ikin ose duan të ikin!

Protesta e vetme që nuk kontrollohet dot nga pushteti sundimtar.

Ka shumē ndër ne që besojnë se do vijnë Amerikanë e Europianë që të na i zgjidhin punën tona këtu. Naivitet i madh është kjo gjë, por sidoqoftë një formë proteste është edhe kjo.

Modeli Rilindas ka prerë shpresën dhe me fuqi të jashtëzakonshme manipulative ka krijuar idene se do sundojë për kohë të gjatë. Mjeshtrisht hapin thashetheme se kanë nën kontroll opozitën dhe se kjo e fundit nuk vjen dot ne pushtet…

Ne fakt të dhënat reale nuk e mbështesin këtë thashethemnajë, por thashethemi ngjit, për fat të keq.

Rilindja si model sundimi ka vrarë demokracinë, konkurrencën, tregun e lirë, nismën private. Ka zhdukur idenë e shtetit dhe e ka zëvendësuar me pushtetin e saj.

Rilindja ka krijuar idenë se “duhet mbajtur mirë me qeverinë” se ndryshe të piu e zeza.

Në fakt ka shembuj plot që po të jesh me qeverinë mund të bësh edhe krime dhe stë hyn gjëmb në këmbë. Në të kundërt arrestohesh me “disa përgjime”…

Model i pastër sundimi! Shteti bëhet pushtet; ekonomia bëhet pronë e pak njerëzve; demokracia shumëzohet me zero!

Përmbledhtas ky është modeli Rilindjes që Rama e nguli suksesshëm që ditën që yshti njerëzit për të djegur Kryeministrinë dhe ku la të vritëshin qytetarë të gënjyer nga propaganda.

Pa dyshim kjo nuk shkarkon nga përgjegjësia vrasësit.

Përballë këtij modeli, njerëzit vijojnë të pranojnë ose kritikojnë personin Rama!! Edhe opozita e bën këtë gjë.

Ky është gabim shumë i rëndë!

Duhet zbërthyer mirë dhe goditur fort modeli politik i Ramës, jo vetë Rama!

Sulmet që i bëhen atij si person i pranon me qejf Ai, sepse e di shume mire se modeli i tij veç forcohet.

Modeli goditet duke propozuar nje model te ri, krahas zbërthimit të këtij që sot sundon!

Ndaj lufta është me modelin politik dhe jo me politikanin apo njeriun vdekatar, si gjithë të tjerët Edi Rama!

Modeli është e keqja! Se ja ta zëmë se njerëzit në tokë, apo zoti në qiell e heqin Ramën, a u zgjidh problemi?

Mund të zgjidhet disa përqind, por nëse nuk shfaroset modeli i sundimit nuk kemi asgjë në terezi…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY