Shkoi për një puçërr, mjeku i heq apendisitin, reagon burri i deputetes:...

Shkoi për një puçërr, mjeku i heq apendisitin, reagon burri i deputetes: Sulm politik

160
0
Shares

Ditën e djeshme një qytetar bëri një denoncim tek ish-kryeministri Berisha për mjekun kirurg, Gazmend Xhembulla, për pacientin që shkoi të hiqte një puçërr dhe u zgjua nga narkoza pa apendicit.

Ndërkohë, vetë mjeku në një reagim përmes rrjetit social “Facebook” shprehet se, gjithçka është një sulm politik që bëhet nga ish-profesori i tij në Fakultetin e Mjekësisë, Sali Berisha.

Ndjehem thellësisht i keqardhur nga disa informacione të pavërteta që janë përhapur gjatë ditës së sotme. Në respekt të familjarëve dhe opinionit publik, ndiej detyrimin të jap këtë sqarim: Si mjek kirurg, me një eksperiencë mbi 20- vjeçare, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë, morale dhe profesionale, se ndaj pacientit E.S. janë zbatuar rigorozisht të gjitha rregullat dhe procedurat, sipas protokollit mjekësor në fuqi. Jam gati të mirëkuptoj shqetësimin e pacientit dhe familjarëve, por ndiej keqardhje të thellë kur shoh që një akuzë e pavend dhe aspak profesionale, është bërë sot nga një ish-mjek dhe ish-profesor i imi”, shprehet Xhembulla.

Më tej, bashkëshorti i deputetes së PS-së shton se i kërkon Policisë dhe Prokurorisë që të kryejnë verifikimet për rastin e denoncuar.

Unë punoj përditë për ta luftuar sëmundjen, më vjen keq që dikush sot ka zgjedhur të bëjë politikë me të. Në çdo rast, jam i hapur dhe u kërkoj strukturave përgjegjëse që të bëjnë të gjitha verifikimet e nevojshme për t’i shkuar deri në fund së vërtetës”, përfundon mjeku i Spitalit të Peshkopisë.

Çfarë shkruante qytetari në denoncimin e tij?

Sipas qytetarit, djali 20 vjeçar shkoi për të kontrolluar një puçërr në shpinë, por kirurgu Gazmir Xhembulla, burri i deputetes së PS Almira Zebi Xhembulla, e ka bërë operacion nga apandesiti.

Qytetari dixhital thotë gjithashtu  se familja ka bërë kallëzim, por ngjarja nuk është bërë publike.

Ja denoncimi i plotë

Kjo eshte mjeksia e Kallam Deshtakut!

I semuri operohet tjeter per tjeter!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Zoti Berisha.!

Per te mos u indetifikuar po te shkruaj anonim.

Ne spitalin e Peshkopise me dt 20.9.2018 eshte paraqitur ne spitalin e Peshkopise nje djal rreth 20 vjeç te cilit i.kishte dalur nje puçer pas shpine. Pasi e kontrollon kirugu Gazmir Xhembulla i cili eshte dhe burri i deputetes se PS Almira Zebi Xhembulla i thote qe do te operohesh. Pasi e fut ne sall te operimit ne vend qe ti heq puçrren i ka hequr opendesitin.

Kur djalit i ka dalur narkoza ka pare plagen ne bark dhe u ka spjeguar se çka ndodh me te. Mjeku i ka thene te hoqem opendesitin se ti me the per ate apendesitin. Ka plasur sheri me familjaret e djalit dhe familja ka vajt ne kom per kallzim po e kan mbajt te fshehur kete rast budallek te mjekeve tane. Drejtoria e Spitalit esht ne dijeni dhe gjith Peshkopia e din kte budallek.Ju lutem publikojeni se po mbahet fshehur kjo maskarade pasi kirurgu esht burri deputes se PS dhe rin tap me alkol.

Per ta verefikuar me sakt personi ndodhet aktualisht ndodhet ne repartin e kururgjise dhoma tre

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY