Me shpejtësi 215 km/h, pezullohen 71 patenta në Tiranë

Me shpejtësi 215 km/h, pezullohen 71 patenta në Tiranë

143
0
Shares

Policia Rrugore ka bërë më dije aksionet që ka zhvilluar gjatë natës së djeshme, duke këshilluar shoferët që të mos ecin me shpejtësi.

“Fundjavë për të festuar të gëzuar, por jo duke abuzuar me rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Policia në një njoftim në Facebook, duke shtuar se  ka pasur nga ata që kanë ecur me 215 km/h.Fundjavë për të festuar të gëzuar, por jo duke abuzuar me rregullat e qarkullimit rrugor.
Prezencë e policsië për të shërbyer duke  dhe kontrolluar rrugët.

Në vazhdim të detyrave të përcaktuara në Planin Operacional “Tispol Shtator 2018” Policia Rrugore e kryeqytetit ka organizuar kontrolle përgjatë fundjavës në gjithë territorin e kryeqytetit, me përzgjedhje, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore si rezultat i drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, mbi normat e shpejtësisë dhe mosrregullimit të shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, me efektivë të shtuar mbi kohën normale të punës.

Nga verifikimet në terren janë evidentuar një numër i lartë shkeljesh, ku prevalojnë rastet e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit, në nivele që variojnë nga 0. 20 mg/l – 1. 34 mg/l.
Në funksion të kontrolleve, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 13 persona, nga të cilët 10 në gjendje të dehur dhe 3 të papajisur me leje drejtimi.
Shkelje janë konstatuar dhe ndëshkuar edhe në drejtim të shpejtësisë tej normave të lejuara duke kaluar deri në ekstrem, gati tre herë më shumë shpejtësi nga norma e lejuar, që varionin nga 151 km/h deri në 215 km/h. Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht sigurinë e jetës në rrugë.

Janë pezulluar 71 leje drejtimi nga të cilat, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 32 për shpejtësi tej normave të lejuara, 7 për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal, janë ndaluar administrativisht 35 mjete për detyrime të pashlyera, si dhe janë vendosur 740 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sfida vazhdon.. Rrugore e kryeqytetit e përkushtuar për një qytet me rrugë të sigurta

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY