Nga Vendim Demaj
Është muaji shtator.
Pak muaj përpara festuam çlirimin e Kosovës nga Serbia pas futjes së forcave të NATO-s në territorin kosovar në qershor të vitit 1999, dy muaj më pas festojmë pavarësinë,por në ç’gjendje ndodhen shqiptarët në dy shtete shqiptare?!
Absurde situata, më absurd reagimi i munguar. Vetëm pak ditë më parë u ngrit edhe trau që ndan sërish shqiptarët, pasojë e PUSHT-etarëve të Tiranës, të patrazuar nga ata të Kosovës, sidomos nga ai që për momentin është President.
I bie që të jetë “Hasha”, se hasha u bie dëshmorëve të luftës së UÇK-së,
hasha i bie gjakut të shqiptarëve,
hasha u bie ngjyrave kuqezi të flamurit për t’u bërë argat i Vuçiçit
dhe treshja e “musketierëve të turpit” plotësohet nga Edvini i Kristaqit, bëmat e të cilit i tejkalojnë fantazitë e çdo Don Kishoti.
▪Çfarë pazarllëqesh po gatuan treshja Vuçiç-Thaçi-Rama për ndarjen e Kosovës? Apo mos ndoshta ideja e Thaçit vjen në kohën kur Gjykata Speciale pritet të ngrejë padi kundër “gjarprit” të Kosovës për shumë vrasje në kohen e pasluftës dhe ai me këtë ide të Serbomadhisë pretendon të shpëtojë lëkurën e tij.
Ky Hashimi i Brojës po e trajton si çiflig shtetin e Kosovës, njësoj si Edvini Shqipërinë.
▪Çfarë duhet të bëjnë patriotët shqiptarë andej e këndej kufirit?
A është e mjaftueshme vetëm të shikojnë e të hedhin statuse në Facebook, apo të ngrihen me të gjitha mjetet e mundshme që të mos lejojnë pushtetarët e momentit që historia nesër do t’i dënojë?
▪ Po lufta e opozitës shqiptare në Shqipëri apo mungesa e një lufte të drejtpërdrejtë politike të saj, më mirë në konferenca shtypi apo t’u bashkohet rreshtave të revoltës së vërtetë popullore, që u ka ardhur thika në palcë?
▪ Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të ngrihet në nivelet e një opozite të fortë?
Çfarë duhet të bëjë tjetër kjo qeveri, që dy ministra të saj të Brendshëm zbulohen si kupola e mafias së drogës dhe krimit të sofistikuar;
ku vrasjet dhe rrëmbimet sa vijnë dhe shtohen;
ku kriminelët vendosin se kush duhet të jetë ministër dhe drejtor;
ku gjysma e oficerëve të policisë janë në kërkim;
ku të gjitha investimet merren nga 2-3 oligarkë të Ramës etj.
As në një vend imagjinar të një romani apo filmi hollivudian kryeprokurorja e Përkohshme nuk do të ndëshkonte githë zinxhirin e prokurorëve të krimeve të rënda sidomos prokurorin e një dosjeje shumë sensitive siç është ajo e ish ministrit të brendshëmz. Tahiri, kur një ditë më parë po ky prokuror kishte nxjerrë urdhrin e sekuestrimit të miliona eurove të pasurisë së grupit Habilaj.
Në regjimin fashist të satrapit të Ballkanit familja e tij u pushkatua, u internua, u persekutua, sepse nuk u pajtua me fashizmin Hoxhist, kurse sot në kohën moderne të “Rilindjes” së #këllirave Enveriane, persekutohet dhe internohet për të vetmin faj: sepse lufton dhe nuk bën paqe as kompromis me krimin.
▪Për të gjitha këto, por edhe për një mijë arsye të tjera, opozita duhet të dalë në shesh dhe të udhëheqë me të vërtetë popullin e rraskapitur deri në largimin e kësaj bande qeverisëse dhe të mos mjaftohet me deklarata në rrjetet sociale, në konferenca shtypi apo “shëtitje” nëpër truallin e lodhur shqiptar dhe jo vetëm opozita në Shqipëri, por çdo shqiptar që e ndien veten të tillë, në të gjitha trojet shqiptare, duhet të ngrihet për të marrë në dorë fatet e kombit i cili po rënkon nga vuan nga këta udheheqës bandit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/