VIDEO/PD: Klienti i Ramës fiton koncesionin korruptiv, llogariten mbi 60 milionë euro...

VIDEO/PD: Klienti i Ramës fiton koncesionin korruptiv, llogariten mbi 60 milionë euro fitime

136
0
Shares

Deputetja e Partisë  Demokratike, Izmira Ulqinaku, ka mbajtur një deklaratë nga selia blu.

Në fokus të fjalës së saj ishin tenderat dhe koncesionet sipas saj, korruptive të qeverisë.

Deputetja shprehet se jo vetëm kasat dhe pajisjet fiskale të cilat do ti kushtojnë qytetarëve 600 euro, mbi ta shumë shpejt do të rëndojë dhe pagesa për karburantin.

Sipas saj, qeveria e Edi Ramës ka vendosur të japë me koncesion tek klienti i tij.

Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, të cilat do të paguhen nga shqiptarët ose tek çmimi, ose tek sasia e karburantit me të cilën do të furnizohen nga pompat e kolauduara prej kompanisë provate.

Deputetja thotë se kjo është e njëjta kompani që ka marrë  me koncesion shkollat e Tiranës, me pronar Gentian Sulën.

‘Është e njëjta kompani, për të cilën qeveria shpiku një koncesion tjetër korruptiv prej 95 milion eurosh, atë të targave me çip. Por që, për shkak të presionit së opozitës dhe pakënaqësisë së qytetarëve, qeveria u tërhoq nga ky koncesion absurd dhe korruptiv’‘, shprehet Ulqinaku.

Sipas saj, kontrolli i matjes së pompave të naftës, për shkak të kritereve të vendosura që tenderi të fitohet vetëm nga kompania e Gentian Sulës, vendos monopolin në treg, duke shkatërruar garën dhe duke thelluar përqendrimin e ekonomisë në pak duar./K.Balliu

Izmira Ulqinaku, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Dimanche 23 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY