Kamerat fiksojnë dhunën brutale ndaj shqiptarit në Amerikë, familjarët kërkojnë ndihmë

Kamerat fiksojnë dhunën brutale ndaj shqiptarit në Amerikë, familjarët kërkojnë ndihmë

130
0
Shares

Pamjet e regjistruara nga një kamer amatore zbuluan momentet kur një shqiptar në SHBA u dhunua brutalisht në rrugë nga dy persona ende të paidentifikuar.

Sipas mediave amerikane, ngjarja ka ndodhur dje në një rrugë në lagjen Allerton në Bronx të Nju Jorkut.

Mediat vendase raportojnë se i riu, 25 vjeçar, po ecte në trotuar kur një grua pështyu në këpucën e tij. Kur ai u ndaloi dhe u kthye për ta pyetur për arsyet, dy persona që po qëndronin në anë të rrugës e sulmuan duke e qëlluar me grushte.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet momenti kur dy personat godasin shqiptarin me grushte, ndërsa ai rrëzohet në tokë, shkruan balkanweb.

“Aty mund të kaloja unë, mund të kalonit dhe ju. Mamaja ime, babai apo dikush tjetër. Është e tmerrshme. Është një turp për Bronx, është turp për këtë lagje. Kushdo në këtë lagje duhet të bëjë kujdes, të dyshuarit janë ende të lirë”, thotë Markel Godinj, vëllai i 25-vjeçarit shqiptar për mediat vendase.

Familja kërkon ndihmë për identifikimin e personave që e dhunuan të riun.

VIDEOJA 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY