Shpërthimi me tritol në Vlorë një paralajmërim, çfarë deklaroi pronari për policinë

Shpërthimi me tritol në Vlorë një paralajmërim, çfarë deklaroi pronari për policinë

210
0
Shares

Ngjarja e cila tronditi qytetin e Vlorës mesa duket ka qënë një paralajmërim.

Të paktën kështu bëhet me dije nga burimet policore. Shpërthimi me tritol që ndodhi mbrëmë në një banesë në lagjen ‘Isa Boletini’ në Vlorës, shihet si një paralajmërim dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Lënda eksplozive ishte vendosur në hyrje të një banese në pronësi të shtetasit Jovan Çela, 43 vjeç, në katin e katër të një pallati.

Sipas BallkanWeb, 43-vjecari punonte si zdrukthëtar dhe nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur shpërthimi, por aty ndodhej bashkëshortja me fëmijët.

Gjatë dëshmisë së tij për rreth 5 orë në polici, ai ka deklamuar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk i di arsyet se pse i kanë vendosur tritol në banesë.

Mësohet se lënda eksplozive është aktivizuar përmes fitilit dhe jo me komandim.

Burimi: Panorama
Burimi: Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY