VIDEO/Vetëm 13 vjeç dhe kritiku më i madh i saj, Grida rrëfen...

VIDEO/Vetëm 13 vjeç dhe kritiku më i madh i saj, Grida rrëfen detaje për të birin

169
0
Shares

Grida Duma është një ndër politikanet e cila di të rrëmbejë gjithmonë vemendjen me thjeshtësinë, qetësinë dhe bukurinë e saj.

E ftuar tek puntata e parë e emisionit ‘Mos i fol shoferit’ me aktoren Rudina Dembacaj, ajo ka folur përtej figurës që përfaqëson dhe përtej asaj që ne e shohim në ekran.

Grida flet për jetën e saj, kur ha mëngjes, ku i blen çantat apo deri tek gjërat pa të cilat ajo nuk rri dot.

Këtë herë ajo ka ndarë diçka me publikun dhe për djalin e saj, për të cilin tregon se endërron të studiojë në Akademinë Ushtarake në Amerikë. Vetëm 13 vjeç dhe Rudina, moderatorja tregon se ai është një gjeni, për nga mënyra si flet.

Bisedë e shkëputur

Rudina Dembacaj: Një ditë, Darjeni e mori Gridën në telefon, nuk e di për çfarë e pyeti dhe bëri një kritikë politike që është vetëm 13 vjeç. Grida e bëri me zë të lartë dhe e pyeti për diçka historike dhe ai u përgjigj frikshëm. Aty i thashë, Grida Duma, të lutem mos më ul më kurrë me Darjenin në tavolinë.

Grida Duma: Dhe unë i kërkova një gjë, i thashë të lutem mos më ul kurrë me Darjenin se boll e kam bërë serioz, ai ka nevojë të jetë ndryshe.

Rudina Dembacaj: Çfarë i pëlqen Darjenit? Do të bëhet politikan?

Grida Duma: Ëndrra e Darjenit është të studiojë në akademinë ushtarake në Amerikë. Ëndërron, shikon natë e ditë detajet që ka ushtria. Shikon makinat ushtarake, gjetjet më të fundit, buxhetet që përdoren për ushtrinë. Po fliste për gjeneralët e luftës së parë dhe të dytë atë ditë sepse unë i thashë që ku e gjen ti këtë kritikën. Dhe më tha, mami ka 50 vjet që nuk flitet kështu.

Në videon më poshtë do e gjeni pjesën kur flet për djalin nga minuti 31-40 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY