Pse duhet të bëni seks sa më shpesh?

Pse duhet të bëni seks sa më shpesh?

928
0
Shares

Kuptojeni seksin si një lloj i ushtrimeve me anë të të cilit i bëni shërbim trupit tuaj dhe tërë organizmit.

Shkencëtarët anglezë në “Journal of Epidemiology and Community Health” madje pohojnë se me bërjen seks dy apo më shumë herë gjatë javës në mënyrë drastike zvogëlohet rreziku nga sulmi fatal në zemër

Nëse mendoni se ju i përkisni asaj kategorie dhe se pasioneve të nxehta nuk i lëshoheni shpesh, nuk ka arsye për panik, u sjellim top shtatë arsyet se pse duhet të bëni seks mu tani.

Ndihmon në dobësim

Seksi u ndihmon në largimin e kilogramëve të tepërt dhe të depozitave të yndyrës dhe pra me praktikimin e rregullt të tij më lehtë do të dobësoheni dhe ta mbani linjën e dëshiruar. Hulumtimi i publikuar në “Newsweek” dëshmoi se seksi djeg edhe deri në katër kalori për një minutë të vetëm. Për këtë nuk ka arsye që të përmbaheni nga lojërat e nxehta në dhomën e fjetjes, dhe sigurisht kurrë nuk keni pasur justifikim më të mirë për të mos shkuar në palestër.

Forcon sistemin imunitar

Mungesa e vitaminave mund të ketë pasoja të këqija për shëndetin, sikur rënia e sistemit imunitar, por në vend që të pini disa lloje të tabletave për të kompensuar nivelin e vitaminave, mundeni thjesht që të luani me partnerin. Në fakt, kohë më parë universiteti “Wilkes” me hulumtimin e zhvilluar e zbuloi se me praktikimin e seksit disa herë në javë rritet niveli i imunoglobinës A, antitrupi për të cilin ekspertët pohojnë se forcon imunitetin deri në 30 për qind.

Seksi na zbukuron

Ndoshta nuk e keni ditur, por seksi na zbukuron, largon shenjat e lodhjes dhe rikthen pamjen rinore dhe të freskët. Sipas pohimeve të revistës “Life Extension”, gjatë seksit trupi e liron hormonin DHEA. Pikërisht ky hormon parandalon plakjen e lëkurës dhe ia rikthen pamjen rinore. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet ta largoni rutinën tuaj dhe sjelljet rreth trajtimit të lëkurës, porse, me seksin e rregullt dhe trajtimin, lëkura juaj do të jetë e shkëlqyeshme.

Mbrojtës i zemrës

Kuptojeni seksin si një lloj i ushtrimeve me anë të të cilit i bëni shërbim trupit tuaj dhe tërë organizmit. Shkencëtarët anglezë në “Journal of Epidemiology and Community Health” madje pohojnë se me bërjen seks dy apo më shumë herë gjatë javës në mënyrë drastike zvogëlohet rreziku nga sulmi fatal në zemër. Për këtë praktikoni seksi sa më shpesh dhe do të zvogëloni rrezikun për sëmundje të zemrës për 50%.

Largon stresin

Mënyra stresuese e jetës, obligimet në punë dhe në shtëpi ndonjëherë komunikimi intensiv dhe i mundimshëm me njerëz stimulon paraqitjen e depresionit. Por, në vend që disponimin e keq ta shëroni me çokollata dhe ëmbëlsira, kaloni disa çaste intime me partnerin tuaj. Psikologu Stuart Brody në hulumtimin e tij e zbuloi se njerëzit të cilët shpesh kanë marrëdhënie të jashtme më lehtë e përballojnë stresin e përditshëm dhe se seksi në trup vepron sikur masazhet relaksuese dhe me këtë e rigjeneron tërë trupin.

Zvogëlon dhimbjet

Hormoni oksitonin, i cili sekretohet gjatë kohës së seksit është gjë shumë e fuqishme, ndërsa supozohet se sekretimi i tij në tru mund të zvogëlojë ndjenjën e dhimbjes. Konsiderohet se oksitocin mund të ndikojë edhe në sjellje. Hulumtimi i publikuar në revistën “Bulletin of Experimental Biology and Medicine” dëshmon se pikërisht ky hormon zvogëlon ndjenjën e dhimbjes dhe atë për dyfish. Për këtë filloni nga ky moment që kokëdhembjen ta shëroni me seks, dhe jo me tableta.

Ruan lidhjen

Revista “The Family Journal” pohon se oksitocin, përveç që zvogëlon dhimbjen, nxit edhe ndjenjën e kënaqësisë, butësisë dhe dashurisë. Pikërisht me sekretimin e tij çiftet arrijnë të mbajnë lidhjen e fortë, ta zvogëlojnë ankthin dhe stimulon ndjenin e sigurisë për shkak të pranisë së partnerit. Pikërisht kjo ndoshta është arsyeja më e mirë për seks, nga të gjitha, dhe për këtë mundësoni përvojë të paharruar partnerit dhe vetes, dhe njëherësh i bëni shërbim të mirë trupit tuaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY