Modric pranon akuzat, gati të paguajë gjobat për fshehje të parave

Modric pranon akuzat, gati të paguajë gjobat për fshehje të parave

118
0
Shares

Pas Cristiano Ronaldos, Messit, Marcelos dhe Jose Mourinhos, mesfushori kroat i Realit të Madridit, Luka Modric ka pranuar kushtet e vendosura nga prokuroria e shtetit spanjoll mbi mashtrimin e dyshuar tatimor. Modric, i cili pritej të dënohej me 8 muaj burg ka pranuar të paguaj plot 870.728 euro në arkat e tatimeve spanjolle.

Sipas “El Mundo”, marrëveshja është arritur pas mashtrimit të thesarit prej 290,990 euro në vitin 2013 dhe 579,738 eurove të mëtejshme nga të drejtat e imazhit duke përdorur një kompani të quajtur Ivano SARL. Kjo kompani ishte e vendosur në Luksemburg, e emëruar për nder të djalit të tij dhe e menaxhuar nga gruaja e tij Vanja Bosnic.

Gjatë hetimit gjykata zbuloi se Modric mund të kishte fonde të padeklaruara në Isle of Man.

Ata kanë arritur në përfundimin se nuk ka nevojë për të rritur gjobën për Modric dhe marrëveshjen e nënshkruar me zyrën e taksave kërkon një pagesë që arrin në 40 përqind të tarifës që është fshehur.

Pra ai do të paguajë rreth 348 mijë euro, si dhe mundësinë e zëvendësimit të dënimit, siç kanë bërë futbollistët e tjerë, për një gjobë në masën 250 euro në ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY