“Call center” tek Tatimet, informacion për individët

“Call center” tek Tatimet, informacion për individët

114
0
Shares

Njohja me detyrimet tatimore mund të bëhet përmes shërbimit “call center”, pa pagesë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ngritur një qendër të posaçme për thirrjet telefonike, ku përmes numrit 0800 002 subjektet dhe individët nga gjithë vendi mund të njihen në kohë reale për detyrimet korrente dhe të papaguara, gjobat apo të dhëna të tjera që lidhen me administratën fiskale.

Erion Prifti, drejtor i qendrës së informimit, shprehet: “Informacioni ofrohet pasi jepen disa të dhëna identifikuese të tatimpaguesit për të kuptuar që është ai: NIPT-i, numri i sigurimit shoqëror dhe statusi”.

Përmes këtij shërbimi, tatimet synojnë uljen e radhëve nëpër sportele dhe shmangien e kontakteve mes administratës dhe qytetarëve, duke minimizuar kështu mundësitë për korrupsion, thotë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Operatorët e qendrës mundësojnë dhe komunikim me “chat online”.

Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY