Grevë urie në Zharrëz për lëkundjet e tokës, 6 kërkesat që i...

Grevë urie në Zharrëz për lëkundjet e tokës, 6 kërkesat që i janë dërguar kryeministrit

63
0
Shares

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, një grup deputetësh të qarkut të Fierit të partive PD, LSI dhe PDIU kanë kërkuar marrjen e një sërë masave për situatën e rëndë në Zharrëz të Fierit, ku një grup banorësh janë futur prej tre ditësh në grevë urie.
Në kërkesë parashtrohen 6 pika, ku kërkohet një hetim i thelluar mbi zbatimin e kontratës nga “Bankers Petrolum”, si dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonë.
1. Komisioni për verifikimin dhe zgjidhjen e situatës të kryesohet nga zv. Kryeministri dhe në përbërje të jenë ministrat e energjitikës, të ekonomisë, të financave dhe të pushtetit lokal si dhe ekspertë ku në mënyrë të domosdoshme të jenë pjesë të komisionit edhe ekspertëve edhe ekspertë të pavarur që gëzojnë besimin e komitetit të Zharrës, por edhe që kanë një eksperiencë teknike tepër të madhe në njohjen e gjeologjisë së naftës dhe kërkimit.
2. Të shpallet gjendja e emergjencës së zonës dhe të trajtohen banorët mbi ligjet në gjendjen e emergjencës.
3. Të fillojë menjëherë zhdëmtimi dhe riparimi i menjëhershëm i dëmtimeve që e kanë bërë të pamundur jetën e banorëve.
4. Të përcaktohet në mënyrë përfundimtare dhe pa asnjë ekuivok shkaku i lëkundjeve për të pasur një zgjidhje definitive të situatës.
5. Të bëhet një hetim i thelluar administrativ mbi zbatimin e kontratës nga “Bankers Petrolum” si dhe devijimet eventuale të karakterit teknik.
6. Kërkojmë që komisioni të fillojë sa më parë punën dhe të ketë një raport mbi zgjidhjen e situatës brenda muajit janar./Shekulli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY