FSHF merr në mbrojtje trajnerin Grima: Stop sulmeve, le të flasë drejtësia

FSHF merr në mbrojtje trajnerin Grima: Stop sulmeve, le të flasë drejtësia

137
0
Shares
Armir Grimaj

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të trajnerit të kombëtares së femrave të futbollit, Armir Grima.

Përmes një deklarate për mediat, FSHF i del në mbrojtje trajnerit Grima teksa beson te pafajësia e tij. Grima dyshohet se është pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Bajli”, pjesëtarë të të cilit përfunduan në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme (21 shtator).

Deklarata e plotë nga FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit.

FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.

Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.

FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY