Akuzohen për abuzime me tenderat, lihen të lirë mjekët dhe infermierët e...

Akuzohen për abuzime me tenderat, lihen të lirë mjekët dhe infermierët e arrestuar në Shkodër

185
0
Shares

Mjekët dhe infermierët e spitalit të Shkodrës që u arrestuan për ‘shpërdorim detyre’ janë lënë sot të lirë nga gjykata.

Sipas Ballkan Web, ditën e sotme Gjykata e Shkalles së parë në Shkodër rivlerësoi masën e sigurisë, ndërsa vendosi ti lirojë.

Doktor Luan Dragusha është liruar pa kushte, ndërsa mjekët e tjerë janë liruar me garanci pasurore.

Kujtojmë se disa ditë më parë u  arrestuan për abuzime me tenderat e ilaçeve, ku u arrestuan ish-drejtori Përparim Çela, mjeku Luan Dragusha, infermieri Renato Kepi ndërsa janë në kërkim ish-drejtorja dhe mjekja Dhurata Uruçi dhe mjeku Edmir Smajli.

Prokuroria thotë se mjekët në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës, kur ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore, të realizonte kaq shumë ndërhyrje sa stenda, e materiale të tjera ka blerë.

Gjithashtu, 2 ditë më parë, stafi i mjekëve të mbetur në spital, dolën në një deklaratë për mediat, duke i kërkuar Prokurorisë të rishikonte dhe njëherë vendimin pasi prezenca e mjekëve të arrestuar ishte i nevojshëm sepse rrezikohej jeta e pacientëve të shtruar në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY