Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 4 persona në Tiranë: 3.5 mln dollarë...

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 4 persona në Tiranë: 3.5 mln dollarë dëm shtetit

144
0
Shares

Është finalizuar operacioni policor i koduar “TVSH”.

Sipas policisë janë arrestuar katër shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 6 të tjerë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Hetimin Tatimor, në kuadër të operacionit të koduar “TVSH”, u bë arrestimi i shtetasve :

– Gëzim Çela, 59 vjeç banues në Tiranë

– Flamur Zoto, 67 vjeç, banues në Tiranë

– Xhemal Kushova, 58 vjeç, banues në Tiranë

– Ylber Molla, 58 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Mashtrim”

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja .

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas të tjerë për të cilët për shkak të hetimit nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartepërmendur, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”, parashikuar nga nenet 180, 181, 144/a dhe 190 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY