Ditën e sotme policia bëri me dije emrat e personave të tjerë të arrestuar në Shkodër pjesë e grupit kriminal ‘Bajri’.
Mes 11 të arrestuarëve, është dhe Armir Grimaj një emër jo i panjohur për vendin.
Grimaj është një emër i njohur për futbollin shqiptar pasi ka qenë për më shumë se pesë vite portier i klubit Vllaznia, si dhe ka luajtur edhe për disa ekipe të tjera si Dinamo, Partizani dhe Ethnikos Piraeus në Greqi.
Ai ka qenë i grumbulluar edhe në katër ndeshje për ekipin kombëtar shqiptar, ndërkohë që aktualisht vijonte punën si trajner i Kombëtares për femra.
Ndërkohë pjesë e klanit kriminal, është dhe një futbollisti arrestuar në këtë aksion. Bëhet fjalë për Fabiol Rexhepi. 26 vjeçari luan për ekipin e Besëlidhjes, ndërkohë që karrierën si profesionist e ka nisur në klubin e Vllaznisë.
Të gjithë të arrestuarit në operacionin ‘Oaz’ akuzohen se janë pjesë e kësaj organizate kriminale, ndërkohë që mbi ta rëndojnë akuza për vepra të rënda, si trafik droge, qëniesh njerëzore, vrasje etj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/