Detaje nga arrestimi i Safet Bajrit, sekuestro pronave të tij

Detaje nga arrestimi i Safet Bajrit, sekuestro pronave të tij

180
0
Shares

Teksa kërkohej prej kohësh, vetëm dje është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i një prej kriminelëve më të rrezikshëm në vend por jo vetëm.

Safet Bajri, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit është arrestuar dje në Tiranë.

Mësohet se sot Bajri do të njihet me vendimin e dhënë në Belgjikë, vend ku akuzohet si kreu i një organizate kriminale. Ai ishte në listën e personave më të kërkuar të Belgjikës, i dënuar me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale, që përpiqej të kontrollonte trafikun e drogës në Bruksel.

Safet Rustemi (Bajri) ka marrë një dënim prej 9 vitesh burg në Belgjikë për vepra të rënda penale si trafik droge, tentativë vrasjeje dhe vjedhje me dhunë.

Ndërkaq në Shqipëri Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Mësohet se Bajrit i janë sekuestruar pronat në Shqipëri.

Ndërkaq mësohet se urdhër-arreste janë dhënë dhe për disa persona të tjerë në Tiranë dhe Shkodër.

Ndërkohë po iu rikujtojmë se çfarë shkruante gazeta belge disa muaj më parë për Safetin dhe pronat që ai zotërontë në Velipojë 

Media belge “Le derniere heure” vjen me një tjetër shkrim, kësaj radhe investigativ në të cilin ka zbuluar vendndodhjen e shqiptarit më të kërkuar nga drejtësia e këtij vendi.

Shtetasi Safet Rustemi i cili sipas kësaj media fshihet në Velipojë.Ai ka filluar të zotërojë pjesën më të madhe të bregdetit të Velipojës. Sipas gazetës belge, janë pesë familje mafioze që kontrollojnë vijën bregdetare të kësaj zone.

Ja çfarë shkruan gazeta (Citim)

”Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një hartë plazh të Adriatikut. Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës. Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut. Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri. Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë,

5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën, vijon shkrimi.

Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi. Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. Boran Berçana dhe partnerja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba. Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze. Kontrolli i plazheve private është një nga burimet e të ardhurave të tyre”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY