Ditët e fundit të temperaturave të larta, vjeshta nis zyrtarisht javën tjetër

Ditët e fundit të temperaturave të larta, vjeshta nis zyrtarisht javën tjetër

131
0
Shares

Do të  vijojnë kthjellimet ditën e sotme, kryesisht në zonat bregdetare, ndërsa vranësira kalimtare do ketë në zonat malore në ekstremin Verior.

Në disa zona të qarqeve nuk përjashtohet mundësia  që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore në Lindje.

Duke iu referuar IGJEUM, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke shënuar maksimalisht 30°C.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 28 °C
në vendet e ulëta: 18 / 30 °C
në vendet malore: 12 / 27 °C

Temperaturat e larta do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës së sotme dhe të dielën, ndërkohë që pritet të ulen ndjeshëm duke filluar me javën tjetër, ku zyrtarisht mund të themi se erdhi vjeshta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY