Durrës, vajza 4-vjeçare bie në pusetën e kopshtit

Durrës, vajza 4-vjeçare bie në pusetën e kopshtit

118
0
Shares

Kjo e premte mund të ishte kthyer në e zezë për prindërit e një fëmije që ndjek kopshtin “Naim Babameto” në Spitallë të Durrësit. Vajza rreth 4 vjeçe  ra në pusete që qëndron e hapur në mes të oborrit. Burimet thanë se ajo ndodhej në oborr bashkë me fëmijët e tjerë, ndërsa e pranishme ka qenë edhe kujdestarja.

Drejtori i institucionit nuk ka pranuar të flasë për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa larg kameras mësuesit thonë se ky nuk është rasti i parë.

Sipas tyre kjo ka qenë një ngjarje e paralajmëruar, pasi pusetat e hapura janë ekzistente prej një kohe të gjatë dhe askush nuk ka marrë asnjë masë për mbylljen e tyre.

Pas denoncimit në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ekspertët e të cilës kanë nisur hetimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY