Kaosi i trafikut dhe korsitë e dedikuara/ A ka Tirana kaq shumë...

Kaosi i trafikut dhe korsitë e dedikuara/ A ka Tirana kaq shumë biçikleta?

426
0
Shares

Shtimi i korsive të dedikuara për biçikletat në kryeqytet ka sjellë për pasojë trafik të rënduar në disa akse.

Rruga e Dibrës është aksi i fundit që u pajis të enjten me korsitë e biçikletave.

Eksperti rrugor Artur Sulçe shpjegon: “Sot po ngushtojmë rrugët, makinat janë po ato dhe më e rëndësishmja, mungon kultura e qytetarëve për këtë lloj investimi”.

Nga një vëzhgim i Top Channel rezulton se korsitë e biçikletave pengojnë edhe mjetet e transportit publik gjatë ndalesave në stacionet përkatëse. Ndërkohë, në këto korsi, ndonëse nuk lejohet, qarkullojnë edhe motoçikletat.

Policia Rrugore thotë se ka gjobitur dhjetra drejtues të këtyre mjeteve. Ndërkohë, edhe aty ku korsitë e biçikletave nuk pengojnë qarkullimin, si në Rrugën e Kavajës apo bulevardin “Zogu i Parë”, janë këmbësorët ato që bëhen pengesë.

Ekpertët thonë se nevojitet një studim për këtë situatë.

“Për sa korsi biçikletash ka nevojë sot qyteti? Sa është numri i këtyre përsonave që përdorin biçikletë dhe në varësi të kësaj, parashikohet investimi”, thekson Sulçe.

Sipas Bashkisë së Tiranës, shtimi i korsive të biçikletave ka për qëllim stimulimin e qytetarëve që të lëvizin pa makina./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY