Aksioni në Jalë, shkarkohen nga detyra 4 zyrtarë të IKMT Vlorë

Aksioni në Jalë, shkarkohen nga detyra 4 zyrtarë të IKMT Vlorë

146
0
Shares

Katër zyrtarë të IKMT në Vlorë janë shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë sot nga drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici, pas shfaqjes në media të një regjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.

Të sharkuarit janë inspektorët Jurian Mina,Alesio Haxhiraj,Olti Shabani, si dhe Vilson Lalaj – Përgjegjës sektori i Degës IKMT Vlorë.

“Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”, ka thënë Bici, gjatë një mbledhjeje urgjente në inspektorat.

Ajo falënderoi mediat dhe shprehu vendosmërinë se cilido që tejkalon kompetencat e tij, shkel ligjet, apo kërkon të shfrytëzojë sadopak punën e shtetit shqiptar, do të përballet me drejtësinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY