Zbulohet sherri në Prokurori. Donika Prela u ruajt nga policë

Zbulohet sherri në Prokurori. Donika Prela u ruajt nga policë

193
0
Shares
Donika Prela - Arta Marku

Një vizitë e shkurtër zhvilluar dje në Prokurorinë e Përgjithshme nga drejtori I Përgjithshëm i Policise, Ardi Veliu u komentua si nevojë për konsultim mes dy zyrave që lidhen me vendosjen e rendit dhe qetësisë në vend.

Por nuk ishte kështu. Ardi Veliu ishte thirrur nga Prokuroria për të vendosur qetësinë në Prokurori dhe jo në terren

Një sherr i madh ka ndodhur dje në prokurorinë e Krimeve të Rënda mes prokurorëve dhe drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.

Sherri është i rrallë në llojin e vet. Për herë të parë dy grupe të gatshme policësh kanë ruajtur prokuroren Prela nga prokurorët e tjerë që refuzuan të përfshiheshin në një short për të mbrojtur akuzën në gjyqin e Shullazit.

Prokurorët ndaj te cileve nisi procedim disiplinor dje jane Olsian Çela, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela dhe Edvin Kondili. Po ashtu do hetohen edhe Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj dhe Përparim Kulluri. Këta prokurorë refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët ndodhen pas hekurave për një sërë akuzash.

Dosja e Emiliano Shullazit vijon të jetë një temë e nxehtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërkohë që sot u përcaktuan emrat e prokurorëve, dy prej të cilëve janë Donika Prela dhe Gentian Osmani.

Pretencën për çështjen “Shullazi” do të jepet më 25 shtator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY