Arrestohet hajduti i rrezikshëm në Elbasan, 6 vjedhje dyqanesh në një muaj

Arrestohet hajduti i rrezikshëm në Elbasan, 6 vjedhje dyqanesh në një muaj

209
0
Shares

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Nata e fundit” . Si rezultat i këtij operacioni janë zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në Elbasan, ndërsa është arrestuar një 29 vjeçar, si autori i tyre.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, si dhe sendet që autori dyshohet se i ka përdorur për të kryer vjedhjet.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nga Specialistët për Hetimin të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, është bërë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të ndodhur më parë.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

M. J., 29 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Elbasanit, dhe konkretisht:

• Më datë 19. 09. 2018, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasanit, dyshohet se ka vjedhur një argjendari në pronësi të shtetasit Xh. H.

• Më datë 08. 09. 2018, në lagjen “Luigj Gurakuqi” , Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit Sh. A.

• Më datë 05. 09. 2018, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanit (Kioskë) në pronësi të shtetasit P. S.

• Më datë 05. 09. 2018, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqani (Kioskë) në pronësi të shtetasit A. I.

• Më datë 03. 09. 2018, në lagjen “5 Maji Elbasan”, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit H. F.,

• Më datë 13. 08. 2018, në lagjen “Viserian Xhuvani” , Elbasan, dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit V. K.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

unaza, varëse, byzylyk, disa monedha metalike, aparatet celularë.

Si dhe materialet që autori dyshohet se i ka përdorur për të kryer vjedhjet, një çantë, sqepar, një palë pinca, 2 kaçavida, një levë metalike, një palë gërshërë prerëse, një material qafore leshi deveje me ngjyrë të zezë dhe shirita. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY