Kotzias: Negociatat me Shqipërinë janë bllokuar

Kotzias: Negociatat me Shqipërinë janë bllokuar

107
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias është takuar sot me homologunn e tij gjerman Heiko Maas ndërsa ka diskutuar mbi negociatat për Shqipërinë dhe marrëveshjen e Prespës.

Sipas ministrit grek negociatat janë bllokuar nga ana e palës shqiptare për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

“Natyrisht, pas vizitës në Tiranë e Shkup, diskutuam për ecurinë e negociatave me Shqipërinë dhe marrëveshjen e Prespës. Ne këmbëngulim që historia duhet të jetë shkollë dhe jo burg. Mbështesim marrëveshjen e Prespës. Ne lidhje me Shqipërinë, kemi kryer negociatat. Siç jeni në dijeni, nuk janë bllokuar as nga MFGR as nga MFA, por nga problemet administrative të palës Shqiptare, nga mosmarrëveshjet e presidentit me kryeministrin shqiptar. Si dhe për faktin se gjykata kushtetuese për momentin nuk funksionon plotësisht”, tha Kotzias.

Gjithashtu ministri grek ka njoftuar edhe mbi diskutimet rreth kososvës dhe Serbisë ku deklaron se Greqia nuk do ndryshim të kufijve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY