Mazhoranca voton dekretin e Presidentit, i hapet rruga shembjes së Teatrit Kombëtar

Mazhoranca voton dekretin e Presidentit, i hapet rruga shembjes së Teatrit Kombëtar

79
0
Shares

Kuvendi ka votuar dekretin e ndryshuar të Presidentit për ligjin e teatrit.

Ndërkohë që opozita ka bojkotuar punimet e sotme të Kuvendit, vetëm me votat e mazhorancës, është votuar me 75 vota pro dekreti i amenduar i Presidentit Ilir Meta.

Kujtojmë se ky votim i hap rrugën prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Basha, në takimin e jashtëzakonshëm në Vlorë  u shpreh se Rama u kap në një akt vjedhje, duke iu referuar Teatrit Kombëtar.

”Edi Rama dhe hajdutët e tij në Parlament u kapën flagrantë në vjedhje përmes procedurës së përshpejtuar me Ligjin Rama-Fusha për grabitjen e Teatrin”, tha Basha.

Më herët gjithashtu, kryeopozitari tha se gjithë opozita do ti quante dhe cilësonte ata që do të vonin pro ligjit, si terroristë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY