Mbyllen 56 faqe interneti bastesh dhe lojërash online: Ofronin opsionin e kazinove...

Mbyllen 56 faqe interneti bastesh dhe lojërash online: Ofronin opsionin e kazinove duke shkelur ligjin

119
0
Shares

Një nga temat më të diskutuara gjithashtu në Kuvend por dhe mes opozitës dhe mazhorancës ka qënë dhe ligji për lojërat e fatit.

Me mungesën e opozitës në kuvend javën e kaluar, mazhoranca rrëzoi  dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili sillte për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Sipas presidentit Meta, ulja e barrës fiskale për lojrat e fatit favorizonte këtë industri, duke krijuar efekte negative në aspektin social dhe ekonomik.

Ndërkohë, duke qënë se flitet për të njëjtën temë, në një artikull të botuar nga Revista Monitor, vihet re se kanë filluar të mbyllen disa faqe online të cilat favorizonin zhvillimin e lojërave të fatit.

AKEP ka marrë një kërkesë zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, ku është kërkuar bllokimi i faqeve të internetit të shoqërive që ofrojnë zhvillimin e lojërave online, në kundërshtim me Ligjin nr.155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”.

Këto faqe interneti ofronin opsionin e kazinove, lojërave online dhe vendosjes së basteve për ndjeshje, një aktivitet që është konsideruar si i paautorizuar dhe i palicencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Aktiviteti i lojërave të fatit, lotove e kazinove është zgjerur ndjeshëm vitet e fundit edhe përmes pikave fizike të ofrimit të këtyre shërbimeve.

Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në xhirot e deklaruara të 14 kompanive kryesore të kazinove, basteve, loto, bingo, lotari, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro, në vitin 2017.

Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve për loto e kazino janë rritur me 9.3%, apo rreth 11 milionë euro më shumë. Biznesi më i madh është te kazinotë.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI KËTU – GJENI DHE LISTËN ME FAQET ONLINE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY