FOTO/Një brune dhe një bjonde, zbulohet se me kë do të bashkëprezantojë...

FOTO/Një brune dhe një bjonde, zbulohet se me kë do të bashkëprezantojë Edi Manushi

395
0
Shares

Edi Manushi do të shfaqet sërish me ‘Procesi Sportiv’ aty ku jemi mësuar ta shohim gjithmonë, por këtë radhë në shoqërinë e dy vajzave simpatike.

Nevina Shtylla dhe Fjoralba Ponari mësohet se do të jenë bashkëprezantuese me Edi Manushin në këtë emision sportiv.

Lajmin e ka konfirmuar dhe bërë publike kryeredaktori Glenti Nallbani në një postim në instagram teksa shkruan ”Endrra e Manushit u realizua, një bjonde dhe një brune” që nënkupton se do të jetë së bashku me dy moderatoret e njohura këtë sezon të ri.

Kujtojmë që dy muaj më parë, moderatori deklaroi publikisht se do të hiqte dorë nga emisioni ku kishte prezantuar prej vitesh, për t’ja lënë stafetën brezave të rinj.

Ndërsa, Nevina, pas largimit nga Tv Klan, mendohej se do të qëndronte larg ekranit dhe televizonit, por e gjitha kjo u hodh poshtë, pas konfirmimit të sotëm, se ajo do të jetë nën moderimin e ‘Procesit Sportiv’./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY