DENONCIMI/E vërteta e vrasjes së bariut në Tropojë, çfarë fshehu policia

DENONCIMI/E vërteta e vrasjes së bariut në Tropojë, çfarë fshehu policia

441
0
Shares
Viktima në foto Burimi:Fax Web

Vrasja e bariut në Tropojë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë, është një ngjarje të cilën e kanë shkaktuar bandat kriminale.

Sipas mesazheve të denoncuesve, të cilat ish-kryeministri Berisha i ka bërë publike në facebook, Tahir Bajraktari nuk është vetëvrarë dhe as vrarë për çështje konflikti, por është vrarë për shkak të rezistencës ndaj kampeve komuniste dhe faktit se ai ishte një biznesmen i ndershëm dhe i drejtë.

Më poshtë, qytetarët zbulojnë të vërtetën e vrasjes së bariut dhe çdo informacion të paditur për të më parë.

Lexoni të plotë denoncimin 

Nje njoftim kriminal i Faqezi Droges dhe Ardi Xhafes!

Keta bandite e te pafytyre perdhosin te vdekurit dhe dizinformojne opinionin publik si ne kohrat me te zeza ne historine e ketij vendi.

Dy dite me pare ata njoftuan poshtersisht mediat se:

a-nje bari u gjet i vrare diku thelle ne malet e Tropojes pa thene emrin e te vrarit as dhe vendin se ku eshte vrare dhe se 
b-bariu pa emer edhe mund te ishte vetevrare.

Lidhur me kete deklarate te horrave si Faqezi Droga dhe Ardi Xhafaj e verteta eshte si vijon:

Viktima eshte:
-Tahiri Bajraktari, nje burre i nderuar, fisnik, biznesmen i mesem i ndershem me nje biznes ne te cilin ka te punesuar rreth 20 puntore.
-Tahiri u vra nga dora kriminale ne gjume ne nje nga zonat me te bukura te Alpeve ku po ndertonte nje objekt turistik alpin ne Doberdol.
-Tahir Bajraktari eshte pasardhes i njeres prej familjeve me te mira dhe me kotribut te veçante per liri qe nga koha e Lidhjes se Prizerenit gjer sot ne Malsine e Gjakoves. Ai eshte vellai i Mustafa Bajraktarit, njerit prej heronjve te vertet te qendreses se shqiptareve ne burgjet e diktatures komuniste.

Tahiri vete, gjate regjimit komunist ka vuajtur kampet e diktatures dhe ka qendruar i pamposhtur me pas ai ka kryer me nder detyrat qe i jane besuar. Ai nuk ka qene nje dite te vetme çoban ne jeten e tij por per te humbur gjurmet e krimit Faqezi Droga dhe Ardi Xhafa e bene çoban ne nje zone shume te thelle te Tropojes.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes se te ndjerit Tahir Bajraktari per humbjen e njeriut tyre me te dashur, prindit, bashkeshortit, familjarit shembullor dhe denuar kete krim te shemtuar, te pabese, denoncoj qendrimin e ulet klasor te Faqezi Droges dhe Geron Veliut ndaj ketij akti kriminal.

Ketu me poshte keni mesazhet e qytetarit dixhital. sb

Miremengjes doktor, si je, si jeni te gjithe? Tahiri eshte vra ne shtepine e tij ne bjeshken e Doberdolit, ka pase ndertue nje vile te bukur dhe pothuajse e kishte perfunduar, une isha dje te familja e tij dhe i biri me tha se dyshohet se e ka vra nje punetor qe punonte aty prej shume kohesh me origjine nga Dukagjini( Shkoder), sipas te birit Tahirit ja kishim derguar javen e fundit nje sasi lekesh per te bere pagesen e punes qe ishte bere. Tahiri eshte gjetur i vdekur ne krevat dhe sipas te birit eshte vrare ne gjume per tja grabitur leket . Tahiri prej shume vitesh merreshin me biznes. Lajmet e rreme per vetvrasje , apo se ishte bari mundet ti kete perhapur policia qe te duket si ngjarje e parendesishme. Me shume respekt

I dashur doktor!
Po ju dergoj nje njoftim poshterues nga shtypi I qeverise, per nje vrasje qe ka ndodhur me 18 shtator ne Tropoje.
Pa asnje saktesi, te vrarin e paraqesin coban, pa asnje saktesi informacioni e poshterojne duke e dyshuar per vetevrasje,…pa asnje saktesi vend ndodhjeje te krimit por vetem ne malet e Tropojes. Gjithcka per letershperndaresit e lajmit prane qeverise eshte vrasje e nje cobani tropojas, dhe ne malet e Tropojes,..
Turp I madh, poshtrim per viktimen dhe familjen e krahinen e Tropojes.
Viktima eshte Tahir Sali Bajraktari, vellai I Mustafa Bajraktari, njerit prej personazheve me te njohur te burg-jetes te diktatures se tmerrshme komuniste shqiptare, I cili nuk ka qene asnje dite coban ne jeten e tij, por nje puntor I rralle dhe vitet e fundit edhe biznesmen.
Me prejardhje fisnike, nga familje shume e njohur qe nga Lidhja e Prizerenit
Ai sebashku me djemte ka nje biznes, nje hidrocentral te vogel ne Gegaj( Shipshan) me rreth 20 puntoresh dhe ne Doberdol per ndertimin e viles-Alpin nje grup prej 4-5 puntoresh,
Tahiri edht vra , ne shtepine e tij ne Doberdol( ka ndertuar nje vile te vertete shume te bukur atje, vertete nje mrekulli) Thuhet se eshte vra ne gjume, nga nje puntor I tij, qe I ka marre dhe nje shume parash, pagat e puntoreve, dhe eshte larguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY