Basha prezanton nismën e re, cilat janë lëvizjet e reja që opozita...

Basha prezanton nismën e re, cilat janë lëvizjet e reja që opozita paralajmëron

154
0
Shares

Nga Vlora, kryetari i Partisë Demokratike, ka prezantuar një tjetër nismë.

Pak ditë më parë ai prezantoi nismën për vettingun e politikës, e cila do të pasojë me një tjetër nismë të rëndësishme. Ai tha se do të kërkohet “shpronësim dhe sekuestrimin i të gjitha kompanive që kanë lidhur kontrata koncesionesh me qeverinë e kapur nga krimi”.

Nga ana tjetër, Basha ka paralajmëruar lëvizje nga ana e opozitës. Në mbledhjen e  opozitës së bashkuar Basha tha se përpara është një rrugë e vështirë, një provë zjarri por se koha e banditëve do të marrë fund shpejt. Një tjetër hap të rëndësishëm që opozita do të ndërmarrë janë konsultimet me qytetarët.

Ndërkohë në fjalën e tij, aleati i tij Idrizi është shprehur se nuk ka ardhur të zhvendosë askënd. Ai i referohet mungesës së Vangjel Dules , kreut të PBDNJ-së, në takimin e sotëm të opozitës.

Idrizi ka folur si një opozitar duke thënë se numerikisht opozita është në maxhorancë, sot si raport forcash, por ka ardhur dita sipas tij  ti japim shqiptarëve ofertën dhe zgjidhjen tonë për të gjithë problemet që kanë, ekonominë, krimin, vendosjen e shtetit ligjor./K.Balliu

Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës parlamentare në Vlorë kundër bashkqeverisjes se Edi Ramës me krimin.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 20 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY