VIDEO/Opozita në Vlorë, Basha: 18 persona të zhdukur, Vlora peng i krimit

VIDEO/Opozita në Vlorë, Basha: 18 persona të zhdukur, Vlora peng i krimit

137
0
Shares

Opozita e bashkuar ka nisur takimin e saj në qytetin e Vlorës ashtu siç ishte njoftuar dy ditë më parë.

Në takimin e sotëm, i pranishëm është dhe aleati i tij i ri, Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU si  dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Basha që në  nisje të fjalës së tij është ndalur tek çështja për teatrin dhe problemi me drejtësinë.  Basha tha se shteti ka rënë dhe ndodhemi në emergjencë kombëtare.

Në sallën e kuvendit një maxhorancë e inkriminuar po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë e Europës. Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në parlament bashkë me një tufë delesh u kapën flagrant në vjedhje, përmes një proceduar të përshpejtuar për grabitjen e pronës publike që të ngrinin 7 kulla me një vlerë 200 milionë euro. Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Rama është një hajdut me damkë”, është shprehur Basha.

Sipas Bashës, nuk ka prokuror për të gjykuar banditët dhe kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin.

Duke qënë se ndodhen në Vlorë, Basha kujtoi faktin se në Vlorë janë 18 persona të zhdukur pa lënë gjurmë, trefish i personave të zhdukur në çdo qark.

“Ky bilanc kriminal është kaq i rënduar për dy arsye. Rama ia dorëzoi kontrollin Saimir Tahirit, dhe më pas Fatmir Xhafës. Nëse i pari e bënte drogën me kushërinj i dyti e bën me vëllain e tij”, deklaroi kreu i PD-së.

Sipas tij, ekonomia e Vlorës është në kolaps total, papunësia është në nivele rekord, si edhe numri i të rinjve që largohen nga vendi.

Vlora s’mund të rri peng i krimit, fatura që po paguajmë është shumë e lartë, me pasiguri e bllokim total të rrugës së integrimit”,u shpreh Basha.

Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës parlamentare në Vlorë kundër bashkqeverisjes se Edi Ramës me krimin.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 20 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY