Arta Marku në Kuvend, gazetarja i bën thirrje: Zgjohu moj burrneshë, s’u...

Arta Marku në Kuvend, gazetarja i bën thirrje: Zgjohu moj burrneshë, s’u betove për të ngrohur karrigen

272
0
Shares

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku do të raportojë për 60 minuta në Kuvend lidhur me gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2018.

Por të shumtë janë gazetarë, politikanë e njerëz të tjerë të cilët e kanë kritikuar performancën e saj në krye të këtij posti, duke preferuar të heshtë dhe mos arrestojë asnjë person për ngjarjet e fundit.

Gazetarja e njohur e Top Channel, Anila Hoxha i ka kërkuar kryeprokurores që të reflektojë dhe të thërrasë një mbledhje të posaçme për rishortimin për dosjen Shullazi e të tjerë.

Ja çfarë apeli i bën  gazetarja e kronikës: 

“Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku zgjohu moj burrneshë. Ja një rast për të zbritur nga Olimpi dhe për të thirrur një mbledhje. Prokurorët e krimeve të rënda nuk kanë pranuar rishortimin për dosjen Shullazi e të tjerë. Janë rebeluar , kanë braktisur mbledhjen e nderuar zonja prokurore e përgjithshme Arta Marku. Këmbëngulin ndërhyrjen tuaj. Perse u betove në parlament, me siguri jo për të ngrohur karrigen! Mediat po çahen , kanë që prej datës 11 shtator që informojnë për bllokimin e pretencës. Çfarë po ndodh?”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY