Kontrabandë cigaresh me ambulancë, pranga mjekut dhe shoferit në Durrës

Kontrabandë cigaresh me ambulancë, pranga mjekut dhe shoferit në Durrës

259
0
Shares

Një mjek dhe një shofer janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen për kontrabandë mallrash.

Policia thotë se pas një hetimui 2 mujor u finalizua operacioni “Cigarettes”, duke vënë në pranga shtetasin Artan Dhima 49 vjeç, doktor në Autoritetin Portual Durrës dhe  Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoritetin Portual Durrës.

Këta dy persona duke shpërdoruar detyrën tregtonin dhe transportonin me ambulancë cigare kontrabandë.

“Specialistët kanë dokumentuar me prova shkencore se disa shtetas, punonjës në Autoritetin Portual Durrës transportonin mallra kontrabandë, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin merrnin steka duhani të markave të ndryshme pa pullë fiskale të autoriteteve shqiptare në tragetet që ankoroheshin në Portin e Durrësit duke i futur në mënyrë kontrabandë me një mjet ambulancë dhe në vijim u’a shisnin personave të ndryshëm”, sqaron policia.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 300 paketa të markave të ndryshme;

• 1 mjet i llojit ambulancë, tip Volsvagen, i cili shërbente për futjen e cigareve kontrabandë në Portin e Durrësit;

• 1 automjet tip Ford që shërbente për transportin e cigareve nga Porti I Durrësit në shpërndarjen e tyre pranë personave të ndryshëm;

• 2 aparate celularë.

Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm

nga detyrimet doganore ose të akcizës” ,” Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim parashikuar në nenet 172, 178 248, 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY