Dhuna ndaj biznesmenit, ja çfarë dëshmoi para policisë

Dhuna ndaj biznesmenit, ja çfarë dëshmoi para policisë

118
0
Shares

Biznesmeni Andrea Zoga ka thënë para uniformave blu se tre persona të panjohur e kanë goditur me grushta, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Policia e Tiranës sqaron se kallëzimi nga biznesmeni i dhunuar është bërë ditën e sotme, në ambientet e Spitalit të Traumës, ku ai po merrte trajtim.

Sipas Zogës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në hyrje të një kompleksi pallatesh në rrugën “Medar Shtylla” në kryeqytet.

“Më datë 19.09.2018, në ambientet e Spitalit të Traumës nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.2, i është marrë kallzim shtetasit A. Z., banues në Tiranë, i cili ka kallzuar se më datë 18.09.2018, rreth orës 23:30, në hyrje të një kompleksi pallatesh në rrugën “Medar Shtylla”, tre persona të panjohur e kanë goditur me grushta duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe janë kryer veprimet proceduriale përkatëse dhe materialet do t’i referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 89/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY