Ambasadori amerikan Donald Lu dhe stafi i tij, janë bërë pjesë e një urimi origjinal, të Vitit të Ri 2017.
Nëpërmjet një video të shpërndarë në “Facebook”, ambasada amerikane uron Vitin e Ri me këngën e njohur në shqip, “Ja na erdhi Viti i Ri…”.
“E dini çfarë ndodh kur mbledh së bashku një grup të mrekullueshëm shqiptar, Ambasadorin Lu dhe personelin e Ambasadës Amerikane? Shikoni këtë video dhe na thoni nëse jemi:
a) të paparë
b) më shumë se të paparë
c) papërshkrueshmërisht të paparë
Gëzuar festat të gjithëve!”, shkruhet në rrjetin social, ndërsa publikohet edhe kjo video.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/